Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA E TRETEMesfushori shkodran e mbyll me Laçin dhe rikthehet të veshë fanellën kuqeblu

Mesfushori shkodran e mbyll me Laçin dhe rikthehet të veshë fanellën kuqeblu

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura e mesfushorit shkodran Xhoel Hajdari tek ekipi i Laçit. Shtatëlarti 20 vjeçar ka qenë i huazuar me kurbinasit por ditët e fundit mësohet se ai ka arritur një marrëveshje me drejtuesit për ta ndërprerë para kohe bashkëpunimin.

Si rrjedhojë, Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ai është rikthyer tek Vllaznia me të cilën është nën kontratë. Hajdari për momentin do të jetë pjesë e ekipit Vllaznia “B”, por do jetë në vëmendjen e stafit të ekipit të parë.

Xhoel Hajdari në gjysmën e parë ka luajtur me Laçin teksa në disa prej ndeshjeve ka qenë si titullar në fushë, por në disa të tjera ka mundur për shkak të disa dëmtimeve që ka kaluar.

Ai ka firmosur verën e shkuar një kontratë profesioniste trevjeçare me Vllazninë dhe tashmë do të jetë sërish i veshur kuqeblu, duke kërkuar të tregojë vlerat e tij më të mira për skuadrën e zemrës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments