Vetem nje vit nga krijimi dhe KF Murlani fillon te marre frutet e punes. Nje nga lojtaret me te spikatur te saj, pikerisht portieri Gabriel Guri, prej dites se sotme ka nisur nje prove treditore tek nje Akademi e njohur ne France.

15 vjeçari shtatelarte ka spikatur me paraqitjet e tij ne ndeshjet e kampionatit dhe te kupes dhe si rrjedhoje, menaxhere te ndryshem i kane mundesuar atij kete prove treditore.

Behet fjale per “Havre Athletic Club” qe i ka hapur dyert dhe nga sot Gabrieli ka patur mundesine te tregoje vlerat e tij.

Kuptohet qe edhe drejtuesit e KF Murlani jane shume te kenaqur me kete gje teksa e kane publikuar ne faqen e tyre zyrtare duke shkruar sepse “endrra e ketij futbollisti fillon ketu”.

Padyshim qe objektivi i tyre eshte qe te rrisin sa me shume lojtare cilesore te cilet ne nje te ardhme te shpejte t’i kene dyert e hapura kudo neper Europe./SHKODRA-SPORT.COM/