Mesfushori shkodran Eraldo Deda i është nënshtruar një operacioni në gju ditën e sotme. Sulmuesi fatmirësisht e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e djathtë.
Ish- futbollisti i Vllaznise u dëmtua gjatë një séance stërvitore me skuadrën e Elbasanit, teksa theu ligamentin e këmbës së djathtë. Një dëmtim që do ta mbajë larg fushave të lojës për disa muaj. Altualisht lojtari ndodhet i shtruar në spital.
Lojtari më pas do të nisë edhe fazën e rikuperimit për të qenë sa më shpejt gati për skuadrën elbasanase, e cila me shumë gjasa mund të llogarisë shërbimet e lojtarit vetëm në shkurt të vitit 2024.
Deda i eshte bashkuar vetem para nje muaji ekipit te Elbasanit duke qene nje nga blerjet e para te tij ne merkaton e veres, por nderkohe ka rezultuar i pafat per shkak te ketij demtimi te pesuar gjate fazes pergatitore.