Pas nje sezoni te suksseshem, skuadra Liria e Prizrenit tashme do jete pjese e Superliges se Kosoves. Ajo arriti te fitonte me penallti kunder ekipit te Ferizajt duke kaluar keshtu ne eliten e futbollit kosovar ne sezonin e ri.

Nje kontribut per ngjitjen ne superlige ka dhene edhe mesfushori shkodran Klaudio Leka. 22 vjeçari u be pjese e kesaj skuadre vetem nje vite me pare, ku dhe eshte aktivizuar vazhdimisht. Ai zhvilloi nje sezon te shkelqyer, e mesa duket presidenti i Lirise ka vendosur qe ta kete serish pjese te ekipit te tij edhe ne sezonin e ri

Nga se mesohet mesfushori shkodran, ka rinovuar serish kontraten. Keshtu Leka do jete ne urdherat e trajnerit turk Nedim Yigit edhe per dy sezonet e ardhshme.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” vete Leka shpreht mjaft i emocionuar duke thene qe ndjehet mjaft mire prane kesaj skuadre dhe stafit te saj. Ai ndihet shume i vlersuar dhe i gatshem per te bere me te miren edhe ne sezonin e ri me te, por kete here ne Superlige.
Marinela Matija