Teuta dhe Egnatia kanë ndarë pikët në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Në pjesën e parë të sfidës pati shumë raste të arta nga të dyja ekipet, ku padyshim heronjtë ishin portierët Qirko dhe Sherri.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′ me Duamenën i cili shënoin golin e tij të parë me Egnatian. Më pas baraspesha u vendos në minutën e 70′ nga Kallaku. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4-të me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8-të me 18 pikë. Barazimi i rrogozhinasve ka bere qe Vllaznia tashme te jete e vetme ne vendin e trete.

TEUTA 1-1 EGNATIA

70′ (p) Kallaku/ 52′ Duamena