Arjan Bellaj nuk është më trajneri i skuadrës së Bylisit.

Ky është vendimi që është marrë në klubin ballshiot pas një bisede të trajnerit me drejtuesit.

“Panorama Sport” ka mësuar se në një takim mes teknikut i cili drejtoi ekipin në këtë sezon dhe presidentit Besnik Kapllanaj, është vendosur me mirëkuptim që të mbyllet këtu aventura e tij në drejtimin e ballshiotëve.

Në një periudhë shumë të ngjeshur ndeshjesh, po kërkohet menjëherë një zëvendësues i mundshëm në stolin e Bylisit.

Po shqyrtohet hipoteza e një rikthimi të bujshëm dhe drejtuesit janë në negociata me ish-trajnerin Naxhi Shensoj, i cili ka drejtuar skuadrën në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013.