Java e dytë e Superiores mbyllet sot me ndeshjet Kastrioti–Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi, ku kuptohet që vëmendjen më të madhe e merr ndeshja e Vlorës, pasi përplasen dy skuadra pretendente për titullin kampion.

Ndeshjen e kampionëve në fuq, që luajnë në transfertë me Kastriotin, do ta gjykojë fieraku Kreshnik Cjapi, me ndihmës Tartarin dhe Grabovën, kurse i katërt është Sino.

Kurse Flamurtari–Kukësi do të gjykohet nga lushnjari Laver Alla. Asistentë të tij do të jenë Korreshi dhe Qose.

Kurse arbitra pas portave do të jenë Koçi dhe Shahini. Kështu, të dyja ndeshjet që mbyllin këtë javë do të gjykohen nga gjyqtarë të kolegjiumeve të rretheve dhe jo nga kryeqyteti.