Përpjekjet e drejtuesve të ekipit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj për të ofruar lojtarë cilësorë në ekip, jo vetëm që nuk janë konkretizuar deri më tani, por ka të ngjarë që edhe pjestarë të tij aktualisht të largohen.

Një gjë e tillë ka krijuar njëfarë pasigurie tek ky ekip megjithatë ende shpresohet për ndryshimin e situatës.

Gjërat megjithatë nuk duket se po shkojnë ashtu si duhet. Një nga pikësynimet kryesore në merkato për Vllazninë, ka qenë rikthimi I basketbollistit shkodran Robert Shestani.

Por dëshira e të dy palëve nuk është konkretizuar dot. Kjo ka patur të bëjë me anën financiare sepse në skenë kanë dalë ekipe të tjera që I kanë ofruar më shumë dhe për këtë arsye, mësohet se Shestani ka firmosur për ekipin kampion në fuqi të vendit, Teutën e Durrësit.

Ne kete menyre, tashme llogarite e shkodraneve duhet te behen ndryshe. Me se paku, duhet te mbajne kontigjentin aktual qe eshte pjese e skuadres.
© shkodrasport.com