Pas largimit nga Deçiq i Tuzit, mesfushori shkodran Erjon Vucaj shume shpejt do te gjeje ekipin e tij te ri me te cilin do ta vazhdoje karrieren sportive. Behet fjale per Flamurtarin e Vlores.

Ne fakt 32 vjeçari shkodran nuk eshte “i panjohur” per vlonjatet sepse ka qene pjese e tyre edhe ne sezonin 2015-2016. Ai do te rikthehet te Flamurtari, pas eksperiencave qe ka patur si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove dhe Mal te Zi.

Kujtojmë që shkodrani është aktivizuar edhe për Vllazninë, Laçin, Skënderbeun dhe Luftëtarin. Teksa vitet e fundit ka veshur edhe fanellën e Dritës së Gjilanit në Superligën e Kosovës, por dhe Deçiçit të Tuzit në Mal të Zi.

Erjon Vucaj konsiderohet nje nga fantazistet me te mire te futbollit shqiptar ne dekaden e fundit dhe si rrjedhoje drejtuesit e Flamurtarit shpresojne shume te kene ndihmen e tij ne arritjen e objektivit, ngjitjen ne Superiore./SHKODRA-SPORT.COM/