Vllaznia e volejbollit te meshkujve mori mbreme nje fitore shume te veshtire, por njekohesisht te rendesishme ne ndeshjen e pare play-off kunder Studentit, luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblute u gjenden ne disavantazh 0-2, por ne fund fituan 3-2.

Trajneri Artan Kalaja duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes u shpreh: “Ishte nje fitore plotesisht e merituar sepse e arritem ndaj nje skuadre shume te forte. Ne e kemi mundur ne fazen e pare kete skuader, por ne te dyten ajo eshte forcuar shume si rezultat i kater blerjeve qe ka bere me te cilat eshte forcuar shume.

Nuk e nisem mire ndeshjen dhe si rrjedhoje i humbem dy setet e para, madje edhe mund ta kishim humbur kete sfide dhe nuk do kishte asgje te veçante ne kete mes. Por shfrytezuam disa pika te dobeta te tyre dhe ia dolem dhe si rrjedhoje e permbysem rezultatin dhe arritem ta fitojme kete ndeshje. Kjo do te na ndihmoje qe ne ndeshjen e dyte te jemi me te sigurte, per te kerkuar kualifikimin ne gjysmefinale.

Kapiteni Qafarena nderkohe dy dite me pare ne nje studio televizive eshte ankuar per mosmarrjen ende te asnje qindarke nga fondet e Bashkise ndonese kemi hyre ne nhzahub e katert te ketij viti. I pyetur nese ky fakt ka patur ndikimin e vet te skuadra, trajneri Kalaja eshte pergjigjur: “Nuk eshte e mira te diskutojme tani per pagesat sepse eshte fundi i kampionatit. Mendoj se ekziston deshira e mire e paleve per ta zgjidhur kete problem, sepse asgje nuk do u humbi sportisteve, leket do merren. Thjesht jane çeshtjet burokratike qe kane sjelle nje problem te tille.

Une mendoj se Bashkia dhe shoqatat duhet te mendojne qe tani per vitin e ardhshem per te mos ndodhur nje problem i tille. Djemte nuk jane ndikuar nga ky fakt, ato jane te bindur se asgje nuk do u humbase dhe keto problemet burokratike do zgjidhen dhe ato do te marrin ate çfare u takon”./www.shkodrasport.com/