Sigurisht që brezat e tifozëve të rinj që Barcelona ka fituar ndër vite kanë qenë mbi të gjitha fansa personalë të Lionel Mesit.

Por edhe pse dje tronditja ishte shumë e madhe, duke parë se akordi mes palëve për të rinovuar ishte arritur, po rregullat e La Ligës nuk lejonin depozitimin e kontratës, duke parë se milionat e Barçës mungonin, kanë bërë që saktësisht një vit më pas, shumë tifozë të harrojnë se më 25 gusht 2020 kishte qenë vetë Lionel Mesi ai që kishte kërkuar të shfrytëzonte klauzolën në kontratën e tij, e cila e lejonte të largohej me parametër zero nga “Camp Nou”.

Madje, për këtë kërkesë, “Pleshti” argjentinas u vu në shënjestër edhe të fansave të tij, ku shumë prej tyre e quajtën mercenar për këtë lëvizje, duke parë ofertën e çmendur që kishte marrë nga Mançester Siti dhe një akordin që ishte firmosur në prapaskenë nga babai i futbollistit.

Ai që e nxori zbuluar Mesin ishte ish-drejtori sportiv katalanas, Erik Abidal, që menjëherë më pas u mor në shënjestër nga vetë argjentinasi, i cili për t’u mbrojtur nxori publikisht një letër të hapur në “Instagram” edhe shumë prapaskena të tjera në klub, të cilat e vunë në shënjestër, por mbi të gjitha letrat e shkarkimit të Erik Abidalit fillimisht dhe më pas të ish-presidentit Josep Maria Bartomeu.