Kapiteni i Argjentinës Lionel Mesi shpërtheu pas ndeshjes ndaj futbollistit holandez Uout Ueighorst, i cili shënoi dy golat për Holandën. Mesi u shpreh se ai kishte provokuar në momentin që hyri në fushë.

Por Ueighorst ka dhënë versionin e tij se si kishte ndodhur situata.

Përmes një deklarate për “GOL” ai u shpreh se armiqësitë u krijuan kur Mesi vendosi të refuzojë që të shtrëngonin duart.

“Shkova t’i shtrëngoja dorën pas ndeshjes. Ai nuk e ka pranuar dhe më ka thënë diçka të vrazhdë, por unë nuk e kuptoj shumë mirë spanjishten. Jam shumë i zhgënjyer”, tha Ueighorst.