Mbrojtësi Esin Hakaj ishte njëra nga mungesat e Vllaznisë në ndeshjen e para dy ditëve ndaj ekipit austriak Traiskirchen. Në fakt, Hakaj nuk luajti pardje për asnjë minutë dhe burime nga klubi bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se, 25-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë stërvitjes në qendrën stërvitore në Austri.
Megjithatë, pothuajse i sigurt është fakti që Hakaj ka vetëm një dëmtim të lehtë dhe pritet të jetë shumë shpejt në dispozicion të Josës, për të vijuar përgatitjet për ndeshjen me Kraiovën, që luhet me 21-korrik.
Ndërkohë, Liridon Latifi është një nga futbollistët më të vlefshëm të Vllaznisë dhe një ndër pikat e referimit në repartin ofensiv. Në nisje të fazës përgatitore, kosovari nuk u duk me ekipin në Austri, teksa mbërriti vetëm ditën e dielë, teksa kishte shfaqur një problem shëndetësor.
Megjithatë, kjo vonesë në ardhjen e tij, duket se do ta pengojë Latifin të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit. Një gjë e tillë u pa edhe në miqësoren e djeshme, teksa ai ishte lënë pushim, ngaqë kishte vetëm dy ditë që ishte bashkuar me skuadrën në stërvitje.
Latifi nuk pritet të jetë titullar ndaj Krajovës, por te Vllaznia pritet ta shikojnë me kujdes situatën e tij deri në prag të ndeshjes së parë eleminatore të raundit të dytë të Conference League ndaj Universitatea Craiova.
Maringlen ZHIVANI