Lionel Messi nuk u grumbullua me kombëtaren e Argjentinës së fundmi, për shkak të një dëmtimi. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mac Allister, futbollisti i kësaj përfaqësuese nuk ka hezituar të flasë për efektin e Messit.

“Ne gjithmonë fokusohemi shumë te grupi dhe ekipi. Ne e dimë se kur Leo nuk është aty, ne duhet të bëhemi edhe më të fortë, sepse nuk e kemi atë lojtar që, kur gjërat shkojnë keq, mund të na shpëtojë.

E dimë që kur është Leo aty, kundërshtarët tanë kanë pak më shumë frikë, është normale. Kemi edhe lojtarë që luajnë në klube të mëdha në Evropë dhe kur shohin kombëtaren e Argjentinës, të gjithë e dinë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ta dhe këtë duam” – Tha Mac Allister.