Vllaznia ka hedhur prapakrahëve humbjen me Kukësin dhe ditën e premte do të sfidohet me Erzenin në kuadër të javës së 29-të të Superiores. Shkodranët kanë patur kohën e mjaftueshme për të rifituar energjitë për 8 ndeshjet e mbetura.

Kuqeblutë do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të tentuar edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Një duel mjaft delikat, me drejtuesit që kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.

Për këtë kanë nxjerrë në shitje që sot biletat, ndërsa kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Gjithashtu janë zbuluar edhe vendet ku do të mund t’i sigurojnë biletat për ditën e ndeshjes.