Gjatë një bisede me gazetarët pas fitores së Argjentinës nga Australia, Lionel Messi është pyetur për disa çështje, në mesin e tyre edhe për eliminimin e Gjermanisë që në fazën grupore të ‘Katar 2022’.

Kampioni i katërfishtë botëror befasoi duke eliminuar për të dytën herë radhazi që në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

“U befasova që ata mbeten jashtë. Ata kishin shumë top-lojtarë, ndërsa është një skuadër e re që gjithmonë është në mesin e më të mirëve në një Kampionat Botëror”.

“Është befasuese që u eliminuan sërish që në raundin e parë (fazën grupore), por kjo tregon se sa i vështirë është Kampionati Botëror”.

“Nuk ka më rëndësi emri i ekipit përfaqësues, por ajo që e sheh në fushë. Gjithçka po bëhet gjithnjë e më e barabartë”, ka deklaruar Messi.