Lionel Messi është kthyer në Barcelona, duke shfrytëzuar mundësinë që kishte disa ditë pushimi të dhëna nga trajneri Mauricio Pochettino.
“Pleshti” u rikthye në Spanjë aty ku ka jetuar për 21-vjet, dhe është shtëpia e tij që kur luante për Barcelonën.
Sipas “Mundo Deportivo”, ylli argjentinas është takuar mbrëmjen e së hënës në një restorant në Barcelonë me disa pjesëtarë të ish-skuadrës së tij, me rastin e darkës për ditëlindjen e 42-të të trajnerit të Blaugranas , Xavi Hernández dhe njëherësh shok i Messit kur luanin së bashku për katalanasit.
Të pranishëm në darkë ishin edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba, lojtarë që ndanë dhomën e zhveshjes me Xavi dhe Messin.
Pas pushimit, Messi duhet të kthehet në Paris për t’iu bashkuar skuadrës së PSG-së, në mënyrë që të përgatitet për ndeshjen e së hënës kundër Nice-s, duke llogaritur për Coupe de France.