Ne fillimin e vitit 2020, klubi i futbollit Vllaznia njoftoi arritjen e marreveshjes me mbrojtesin nga Shkupi, Mevlan Adili. Ka nje vit qe ai ndodhet ne Shkoder dhe me paraqitjet e mira qe po ben me Vllaznine, po i ben te gjithe per vete.

Ne fillim cilesite e tij nuk njiheshin pasi ishte hera e pare qe luante ne kampionatin shqiptar dhe tani te gjithe kane krijuar pershtypje te mire per te.

Qe ne sezonin e kaluar ishte lojtar qe me lojen e tij i ra ne sy ish-trajnerit Mirsad Jonuz duke i besuar nje vend titulliari ne formacion, por ne kete sezon te ri ai eshte rikthyer ne lider te mbrojtjes kuqeblu qe se bashku me Isaevskin, Imamin dhe kapitenin Gurishta po krijojne nje katershe solide ne repartin e mbrojtjes.

Nga drejtuesit e klubit i’u ofrua rinovimi i kontrates te cilen ai e pranoi me kenaqesi dhe kjo do te thote se sa i vleresuar eshte ne Shkoder.

Adili ka patur mundesine te luaj ne pothuaj çdo ndeshje te kampionatit ku eshte aktivizuar ne 11 takime dhe 2 ne Kupen e Shqiperise.

Ne kete faze te pare te kampionatit ka marre maksimumin e ndeshjeve te luajtura dhe kjo per meriten e tij te plote. Me keto statistika, Adili e meriton te quhet “lider”.
Andi GJURGJEJ