Erdhi ne janar te Bylis, ndoshta edhe ngaqe nuk arriti te kete nje akord me drejtuesit e Vllaznise, por ne Ballsh nuk ka qendruar me shume se 4 muaj. Mevlan Adili nga sot nuk do te jete me pjese e kesaj skuadre.
Klubi ballshiot permes nje komunikate zyrtare ka bere te ditur se mbrojtesi shqiptar nga Shkupi, bashke me 12 futbolliste te tjere, nuk do te jene me pjese e tij teksa i kane uruar suksese ne karriere.
Nje reforme e pritshme ne fakt, nisur nga fakti qe Bylisi nuk arriti dot te qendronte ne Superlige dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe largimet e gjysmes se ekipit, mes te cileve edhe Adilit.
Kjo do te thote se nga sot, 29 vjeçari eshte nje futbollist i lire dhe kjo nuk e perjashton mundesine qe te qendroje serish ne Superligen shqiptare dhe mbase mund te jete nje opsion edhe per Vllaznine. Fakti qe drejtor sportiv i saj tashme eshte Elvis Plori, nje njeri qe ia njeh mire aftesite, e le te hapur kete mundesi.
Per me teper qe mbrojtja kuqeblu me siguri do te behet nga e para dhe me mire sesa Adili nuk do ishte kush tjeter. Nje lojtar qe e njeh ambjentin, e duan tifozet dhe luan me zemer per ngjyrat kuqeblu. Merkatoja fillon neser dhe gjithçka mund te ndodhe…/SHKODRA-SPORT.COM/