Ndeshja ne mes Vllaznise dhe Universitateas ka filluar. Te pakten keshtu te krijon pershtypjen e pare sepse sfida ne mes dy ekipeve ka nisur ne media. Si nga kampi shkodran ashtu edhe ai rumun, kane filluar deklaratat e para ku padyshim qe secili eshte optimist per kualifikim.

Megjithate ato te Universitateas duken me entuziast, ndoshta nga emrat qe kane ne skuader, buxheti, tifozet dhe shume aspekte te tjera. Perpos presidentit Sorin Cartu, optimist eshte shfaqur edhe trajneri Laszlo Balint.

Ne nje prononcim te pare te dhene per mediat, u shpreh se Vllaznia është një kundërshtar i aksesueshëm, por theksoi se ka nevojë për përforcime sa i përket grupit të lojtarëve.

“Patjetër që kemi nevojë për përforcime, kjo është diskutuar, kemi pasur disa kontakte fillestare. Kemi edhe pjesëmarrjen në Konferencë League, ku shpresojmë të kemi një rrugëtim sa më të gjatë. Është normale, çdo lojtar me vlerë është i mirëpritur dhe ata punojnë shumë.

Vllaznia në pamje të parë duket një kundërshtar i kalueshëm, por të mos harrojmë veçorinë e futbollit shqiptar, një futboll i fokusuar shumë në atë frymë vendosmërie, një futboll agresiv. Duhet të jemi të përgatitur në çdo mënyrë.

Përvoja e vjetshme me Laçin ishte e pakëndshme për futbollin rumun në përgjithësi. Por ne duam të fokusohem tek momenti dhe te punojme fort qe të arrijmë synimet tona”- eshte shprehur trajneri i Universitateas Laszlo Balint./SHKODRA-SPORT.COM/