Vllaznia e futbollit të femrave ka “shkruar” një faqe të suksesshme të historisë së klubit shkodran, por edhe më gjërë, teksa ka arritur të futet në grupet e Champions League, në mes 16-ekipeve më të mira në Europë.

Portierja amerikane e ekipit shkodran, Kaylin Williams-Mosier, ndihet e bekuar që është pjesë e kësaj skuadre, teksa një gjë të tillë e tha menjëherë pas kualifikimit në grupet e Champions League. Amerikanja Williams-Mosier u shpreh se akoma nuk e beson se çfarë ka arritur, ndërsa theksoi se ky është suksesi më i madh i karrierës së saj.

“Jam e bekuar që jam pjesë e këtij ekipi. Kjo ndeshje ka pasur shumë rëndësi për vajzat dhe për presidentin Matija pas shumë vitesh punë. Unë bëra punën time dhe jam e bekuar që pata mundësi të ndihmoj ekipin. Akoma nuk mund ta besoj çfarë kemi arritur. Ky është suksesi më i madh i karrierës sime.

Vazhdimësia? Shpresoj që po. Presidenti Matija dhe ekipi kanë qenë shumë të sjellshëm me mua dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë sërish”,-mbylli prononcimin e saj, portierja e Vllaznisë, amerikanja Kaylin Williams-Mosier.
Maringlen ZHIVANI