Elseid Hysaj kërkon të largohet në verë nga Napoli dhe tashmë vendimin e tij ia ka thënë klubit, duke i konfirmuar zyrtarisht se nuk ka ndër mend të rinovojë me napolitanët. Hysaj fillon në verë vitin e fundit të kontratës së tij me këtë klub dhe kësisoj në vitin 2021 mund të të largohet me parametër zero.

Ndaj ai me menaxherin e tij i kanë bërë të qartë Napolit se do të ishte në të mirën e të gjitha palëve që të gjendej akordi për tansfeirmine tij në këtë verë, në mënyrë që Napoli të përfitonte financiarisht nga shitja e tij.

“I kemi komunikuar Napolit dhe De Laurentis që nuk do të rinovojmë kontratën e Hysajt. Dëshira jonë është ajo për t’u larguar, ia kemi komunikuar 15-20 ditë më parë, tani është edhe në interesin e Napolit që të gjejë një zgjidhje për lojtarin, meqë pastaj hyn në vitin e fundit të kontratës”, shpjegoi sot Mario Xhiufredi, menaxheri i futbollistit shqiptar.

Tani mbetet të mësohet se cili do të jetë destinacioni i Hysajt, aq më shumë në një vit kur të gjiithë klubet kanë probleme të mëdha ekonomike dhe me pretendimet e larta të Napolit, do të jetë e vështirë që të gjendet shpejt një sistemim për të. /vipsport/