Mevlan Adili eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Vllaznise. Luan prej me teper se nje viti ne Shkoder dhe ka fituar zemren e te gjitheve. Me menyren si luan, me perkushtimin qe shfaq ne fushen e lojes.

Por shqiptari nga Shkupi, eshte i tille edhe jashte fushe, shume i dashur dhe i respektueshem per te gjithe. Ai ka pranuar me shume kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” duke rrefyer diçka me teper ne lidhje me ate çka po perjeton ne Shkoder tek Vllaznia.


– Mevlan, vini nga një kampionat i cilësuar nga ju ndryshe, ai maqedonas. Ndiheni komod në kampionatin shqiptar tek ekipi shkodran?

-Eshtë e vërtetë që janë dy kampionate tërësisht të ndryshme dhe sigurisht që ky i Shqipërisë ka nivel më të lartë në të gjitha aspektet. Përpos kësaj, nuk e kam pasur të vështirë të adaptohem tek Vllaznia dhe përvecse komod, ndihem i lumtur që luaj për djepin e futbollit shqiptar.


– Duket qartë dominimi i skuadrës së Vllaznisë këtë sezon në kampionat, mendoni se ky ekip është në rrugën e duhur dhe i ka përmbushur objektivat e veta?

Deri në këtë moment jo vetëm që e mendoj, por është mëse e qartë që Vllaznia është në rrugen e duhur. Për këtë falenderoj stafin dhe pjesen tjetër të ekipit. Veçanërisht përgëzoj lojtarët, sepse falë egos dhe grintës së tyre po lënë shenja në kampionat dhe jam i bindur se cdo ekip tjetër, do kishte deshirë të kishte në rradhët e tyre futbollistët e Vllaznisë.


– Prapa arritjeve të këtij grupi normalisht fshihet një punë e palodhshme e gjithsecilit. A keni sakrifikuar ju për të qenë këtu ku jeni dhe nëse po, cilat janë këto sakrifica?

-Pas këtyre arritjeve qëndron puna e palodhur e futbollistëve dhe vetëm e futbollistëve. Sakrifica kam bërë edhe në kampionate të tjera dhe vazhdoj akoma edhe sot sepse jam i mendimit që sakrificat të bëjnë më të fortë. Nëse nuk sakrifikojmë sot, nuk do arrijmë te duartrokasim për atë që sakrifikuam dje.

– Një qendërmbrojtës që i kishte munguar Vllaznisë, a jeni i kënaqur me paraqitjet dhe arritjet tuaja personale?

-Ekipi i Vllaznisë ka pasur gjithmonë në përbërje lojtarë cilësorë dhe me peshë. Unë ndihem i privilegjuar dhe kam nderin të vesh këtë fanellë. Sa i përket arritjeve të mia personale, do jem i kënaqur ateherë kur të përmbush objektivat e ekipit, sigurisht duke dhënë më të mirën e mundshme në fushën e lojës.
Intervistoi: Fabiola CAKA