Pas 5 te parave, ekipi shkodran MFC Panthers ka marre mbremjen e sotme edhe fitoren e gjashte rradhazi ne kampionatin “Sunday League” te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ne lojen 9×9.

Kunder ketij ekipi sot ne fushe ka qene ekipi Ferraj FC dhe djemte shkodrane te drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani kane arritur te fitojne me rezultatin e paster 2-0.

Nje fitore kjo me shume vlere, ardhur fale golave te shenuar nga futbollistet Brendon Smajli dhe Valdano Nimani. MFC Panthers e ka dominuar lojen nga fillimi e deri ne fund, si rrjedhoje ka ardhur edhe suksesi i rradhes.

Ne kete menyre, i vetmi ekip shkodran qe merr pjese ne kete kampionat, vazhdon te jete nje nga pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion dhe kete po e tregon me forcen e duhur nga java ne jave teksa ne 6 ndeshjet e luajtura, ka arritur t’i fitoje te gjitha dhe kryeson renditjen me 18 pike.

Ndeshja e rradhes per MFC Panthers dp te jete ajo ndaj ekipit BTL ku padyshim qe do te kerkohet fitorja e rradhes sepse nuk mund te kete rruge tjeter. Me formen qe po tregon ekipi, kjo gje eshte mese e arritshme, megjithate duhet pritur data e ndeshjes per ta konfirmuar kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/