Predrag Mijatoviç , një lojtar i Real Madridit nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe drejtori i futbollit i klubit nga viti 2006 deri në vitin 2009, e ka këshilluar Real Madridin për rinovimin e kontratës së Vinicius (ai ka një kontratë deri në vitin 2027) pas vërshëëllimave nga turma e Santiago Bernabéu drejtuar brazilianit.
Ish-futbollisti i Realit argumenton se rinovimi i kontratës me Vinicius është “një strategji shumë inteligjente” nga ana e Real Madridit, dhe kjo për dy arsye. E para është se “duhet të mbështetemi tek ai, sepse ai ka shumë cilësi” dhe e dyta është “sepse nëse diçka shkon keq, mund të flasim për një transferim të mundshëm”.
Mijatoviç thekson se Real Madridi “nuk mund ta lërë Viniciusin të shkojë falas”, ndërsa vëren gjithashtu se “sjellja e tij bie ndesh me klasin e Real Madridit”. Për këto arësye ai i kërkon Realit të vendosë tani për të ardhmen e Viniciusit. Në rast se Vinicius refuzon të rinovojë kontratën, Mijatovic është i qartë në lidhje me qëndrimin që Madridi duhet të mbajë.
“Real Madridi duhet të jetë gjithmonë mbi çdo lojtar, mbi çdo personalitet futbolli, sepse është klubi më i madh në botë”. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje për të rinovuar kontratën e Vinicius, Real Madridi “duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta transferuar atë.
Në asnjë rrethanë nuk mund të lejosh që një lojtar ose përfaqësuesit e tij të të kontrollojnë” dhe ” Madridi do të vazhdojë të fitojë me Viníciusin dhe pa të” – ka, këmbëngulur lojtari Mesazhi i Mijatovic për Viniciuska qenë i prerë.
“Nëse nuk je i lumtur askush nuk të ka lidhur këtu. Nëse ti tani po kërkon kontratën e Mbapesë ose Mesit, kjo do të thotë se ti nuk dëshiron të rinovosh. Është e qartë, ne nuk jemi fëmijë. Dhe nëse ti dëshiron ta përfundosh kontratën, kjo është në rregull, Real Madridi duhet të vijë gjithmonë i pari. Real Madridi nuk mund ta lejojë diçka të tillë. Nëse nuk je i lumtur, nuk ka problem, askush nuk të ka lidhur këtu dhe askush nuk të detyron të firmosësh me zorr” – ka mbyllur sugjerimt e tij për Vinin, Mijatoviç.


