Eliminimi nga Liverpooli mbrëmë në “Allianz Arena” u ka lënë shije të hidhur tifozëve dhe klubit të Bayern Munich. Por, një video e publikuar së fundmi ka rritur dyshimet se “Të Kuqtë” nuk fituan në mënyrë të pastër ndaj kampionëve gjermanë.

Përpara nisjes së supesfidës Bayern Munich-Liverpool, një gazetar britanik regjistroi momentin kur mesfushori i Liverpoolit Wijnaldum konsumoi një pilulë, e cila iu dha para vërshëllimës së arbitrit.

Gjermanët kanë nisur të aludojnë se ndoshta substanca e përdorur mund të jetë doping. Megjithatë, skualifikimi i djeshëm u pranua nga vetë bavarezët erdhi si rezultat i lojës më të mirë të Liverpoolit.

Megjithatë, lojtari holandez vuan nga diarreja, një gjë që e ka pranuar kohë më parë se konsumon tableta për të kuruar sëmundjen. Ndaj rasti në fjalë nuk përbën asgjë të dyshimtë për shkelje të garës.

UEFA për këtë rast nuk ka dhënë asnjë njoftim./newsport/

https://twitter.com/carlmarkham/status/1105923096031186950/video/1