Presidenti i klubit të Besës Nexhat Bizhdili ishte në një diskutim me kryeministrin Edi Rama. Bizhdili pati një debat me Ramën mbi stadiumin e Besës, i cili është jashtë funksionit dhe drejt rrënimit.

Kryeministri i bëri të ditur presidentit që nëse nuk mblidhet një financim për ndërtimin e stadiumit ai do shëmbet.

Edi Rama: Rri në kategori të tretë ti me dy gishta. Të ka marrë përpara Luzi modh dhe Luzi i vogël. Egnatia në Superligë, Rrogozhina ku ka ardhë puna.

Bizhdili: Vetë më ke thënë para 5 vjetësh. Do bëhet stadiumi në Vlorë, Durrës dhe Korçë. Ne kërkojmë ¼ e fondeve për stadiumet e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.

Edi Rama: Stadiumet do bëhen me bashkëpunim me binzesin. Nëse ju bëheni një grup të jepni një kontribut jo vetëm të luhet futboll, të shfrytëzoni mjediset aty dyqanet, kafe, restorante, fitnes…kjo na e lehtëson ne të marrim pjesë, të tre palët. Atëherë ne futemi të gjithë. Qeveria me një pjesë, federata me një pjesë. Mjedisi i brendshëm, fusha etj. financohen nga federata. Po e bëtë këtë unë jam gati.

Bizhdili: Të mbaroj kjo dasma e madhe…

Edi Rama: S’të vje zëri kur të them hidh ndonjë lek. Kjo do mbarojë… Thuaji atyre me dy gishta… qe e çuan Kavajën në Kategori të Tretë, këtu nuk ka asnjë stadium. S’është punë politike. Të na e japin stadiumin e bëjmë… Do ta shembim edhe këtë se është DS5. Nëse na e jepni mundësinë ta ndërtojmë, bëni projektin… nuk na e dhatë do ta shembim, dilni luani te rëra atje që e keni zënë me ndërtime pa leje. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë. Projektin e kam unë.

Bizhdili: Jo më projektin e kam unë..

Edi Rama: Aaa do vdes.. Po emrin si e keni?

Bizhdili: Besa e kemi.

Edi Rama: Mos e ndërro… jo se do ja vinit Kavaja United e ça janë këto.

Bizhdili: Jo Besa e kemi. Vetëm Besa.

Edi Rama: Edhe Luzi ka bërë Arenë. Ty të ngeli Besa në xhep s’di ku ta çosh. Luzit bravo i qoftë.”