Trofeu i fituar pak dite me pare ne Siçili te Italise duket se ka “dehur” futbollistet e Vllaznia U17 te cilet sot kane bere nje paraqitje zhgenjyese ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur paraditen e sotme ne kryeqytet ku jane mundur me rezultatin 3-0 nga Tirana.

Ka qene Belloj ai qe ka zhbllokuar shifrat qe ne minuten e 8-te duke kaluar ne avantazh bardheblute, nderkohe qe ne minuten e 23-te shenoi golin e dyte dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0 per vendasit.

Ne te dyten pritej nje reagim i shkodraneve por qe ne fakt nuk erdhi. Madje ne minuten e 69-te ka qene Deda qe ka shenuar edhe golin e trete per Tirana U17. Ekipi kuqeblu u mundua te bente diçka me shume por ka qene nje dite jo e mire per ta dhe si rrjedhoje eshte detyruar te pranoje humbjen.

I gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 3-0 per bardheblute te cilet ngjiten ne kuoten e 24 pikeve, po aq sa ka edhe Vllaznia e cila ka nje ndeshje me pak te luajtur, nderkohe qe ne gare per titullin kampion eshte edhe Teuta qe gjithashtu eshte ne kuoten e 24 pikeve, por ka dy ndeshje me pak te luajtura./SHKODRA-SPORT.COM/