Ndeshja e kësaj jave në Superligë e sheh Vllazninë të udhëtojë drejt Elbasanit për tu ndeshur me Partizanin. Një takim që gjithmonë ka prodhuar histori dhe rivalitet dhe patjetër që edhe të dielën pritet një duel shumë i fortë. Por, kjo ndeshje do jetë e veçantë sidomos për dyshen e Partizanit, Herald Marku dhe Dajan Shehi.

Dy ish-futbollistët e Vllaznisë sezonin e kaluar vendosën që në merkaton e kësaj vere ti bashkoheshin “demave” të kuq. Një dopio lëvizje kjo e dyshes që erdhi po së bashku tek Vllaznia para 2 vitesh ku u larguan nga Kastrioti në atë periudhë dhe iu bashkuan shkodranëve.

Por patjetër që për mbrojtësin (Shehi) dhe mesfushorin (Marku) kjo do jetë një ndeshje speciale. Dy futbollistë që lanë shenjë në sezonin e shkuar të suksesshëm të Vllaznisë. E po ashtu dy djemë për të cilët të gjithë tifozët kanë një respekt të madh në Shkodër. Emocionet do jenë të shumta për ta që vetëm pas pak kohësh do kenë përballë ish-shokët e tyre të skuadrës.

E ndoshta Marku, që në njëfarë mënyre i hoqi titullin Partizanit nga duart sezonin e shkuar ku i shënoi me penallti në javën e parafundit të kampionatit duke i dhënë fitoren 0-1 Vllaznisë në “Air Albania”.

Nga ana e shkodranëve është Hakaj që do ketë përballë po ashtu ish-shokët e një sezoni më parë ku ishte pjesë e kryeqytetasve. Një ndeshje ku përballë do jenë emocionet e së shkuarës, por edhe objektivat e së tashmes për këta futbollistë.
Endri ÇINARI