Sektori i Edukimit në FSHF ka përfunduar me sukses një tjetër edicion të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që është një nivel i rëndësishëm, pas dy licencave UEFA PRO dhe UEFA A.

Në këtë kurs, morën pjesë 32 trajnerë, të cilët ndoqën kurrikulën e përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n dhe mbyllën me sukses provimin final.

Ky kurs nisi më 30 gusht qershor dhe u përmbyll sot me shpërndarjen e licencave, duke zgjatur rreth 4 javë, me 3 javë leksione në auditor dhe një javë së bashku me drejtuesit e kursit, trajnerët kanë ndjekur nga afër skuadrat elitë.

Pas përfundimit të testit, në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së diplomave “UEFA B”, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Vasil Bici, përfaqësues të Sektorit të Edukimit si Alban Tafaj e Astrit Maçi, si edhe Iris Selimi, pjesë e Sektorit të Përgatitjes Atletike, të cilët janë përgjegjës për organizimin e këtij programi arsimor.

Me kete license tashme jane paisur edhe tre ish- futbolliste te Vllaznise teksa behet fjale per dy shkodranet Xhevahir Sukaj e Alsid Tafili si dhe lezhjanin Ditmar Bicaj. Karriera e tyre sportive tashme po shkon drejt fundit megjithate ata e shohin veten serish prane futbollit, por tashme ne rolin e trajnerit dhe per kete arsye, kane marre edhe licensen perkatese./SHKODRA-SPORT.COM/