Perballja e neserme ndja Kukesit eshte shume e rendesishme per ecurine e Vllaznise ne kampionat. Ndonese ne Shkoder vazhdojne te “enderrojne” titullin, trajneri Goce Sedloski duket me kembe ne toke dhe ne prononcimin e sotem per mediat eshte shprehur se nuk eshte duke e menduar ate gje.

Numri 1 i pankines shkodrane ka folur njekohesisht edhe per sfiden e neserme ku pavaresisht mungesave te rendesishme, Vllaznia do te tentoje fitoren. Nje gje te tille e ka shprehur edhe ne konferencen e sotme per shtyp kur ka deklaruar:

“Po, tani i kam mesuar te gjithe emrat e lojtareve. Tashme mu bene 10 dite qe jam ketu dhe po e njeh edhe me mire skuadren. Kemi punuar mire gjate ketyre diteve dhe çdo ndeshje deri ne fund eshte shume e rendesishme per ne.

Neser kemi nje ndeshje shume te rendesishme ndaj ekipit te Kukesit, qe eshte shume i organizuar dhe prandaj kush do te luaje neser ne fushe duhet te jape me te miren e tij dhe nese ndodh kjo, eshte e sigurte qe edhe rezultati do te vije. Kemi pak problem me mungesen e dy lojtareve te krahut, por lojtaret qe do t’i zevendesojne, duhet te tregojne veten.

Une dua qe te kem nje ekip te disiplinuar ne fushen e lojes dhe nese ndodh kjo, padyshim qe do vije edhe rezultati. Ne vijme pas nje ndeshje te mire qe zhvilluam ndaj Erzenit, por neser eshte nje ndeshje tjeter. Do jete e veshtire pasi edhe kundershtari eshte shume i organizuar, por ne duhet te shohim vetem veten tone.

Nuk e mendoj fare pjesen e titullit. Futbolli nganjehere eshte interesant, jane edhe disa ndeshje per t’u luajtur, jane edhe disa pike ne dispozicion, por ne duhet t’i marrim ndeshjet me rradhe dhe pastaj te shohim. Vertete javen e ardhshme do luajme me Tiranen, por une e kam mendjen vetem tek takimi i neserm me Kukesin”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit Goce Sedloski mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne videon e meposhtme: