Milan i ka vënë syrin njërit prej njerëzve kryesorë në stafin drejtues te skuadrës së Atalantes.

‘Rosoneri’ raportohet se janë duke tentuar të afrojnë në skuadër drejtorin sportiv Giovanni Sartori.

Këtë lëvizje Milan do të synojë ta finalizojë gjatë vitit të ardhshëm, bëjnë të ditur mediet italiane.

Milan nuk ka pasur stabilitet në drejtim gjatë viteve të fundit, duke ndryshuar drejtorin sportiv në secilën prej tri verave të kaluara.

Kështu, ‘Rosoneri’ planifikojnë që kampanjën e transferimeve për 2020/2021 ta drejtojë Sartori.

Sartori ka bërë një punë mjaft të mirë me Atalanta, të cilët kanë regjistruar një formë të lartë në sezonet e fundit, duke u kualifikuar edhe për Ligën e Kampionëve.