Milan ka një thesar te moshat U-15. Francesco Camarda I ka bërë të gjithë për vete në Milanelo, teksa ia ka dalë që në 87 ndeshje të shënojë 483 gola. 14 vjeçari prej vitesh ka një mesatare të frikshme, me pesë gola për ndeshje.

Në sezonin 2017-18 ai ia doli që me moshat e kuqezinjve të shënonte 247 gola në 40 ndeshje, me mesatare 6.1 për duel. The Sun i ka kushtuar një artikull Camardas, që është kthyer në një fenomen për aftësinë në fushë.

Scauti I njohur, Sciabolata Morbida reagoi në rrjetet sociale duke treguar statistikat e djaloshit, teksa të gjithë u vunë në ndjekje të tij, me fansat që nuk e besuan menjëherë këtë shifër golash për moshën e tij.

“Ai është Francesco Camarda, një sulmues i vitit 2008 i cili është në vitin e tij të pestë me Akademinë e Milanit. Është një nga sulmuesit më produktivë në vend, nëse nuk merret parasysh kategoria. Numrat e tij janë vërtet mbresëlënës”, shkroi skauti.

Tanimë duket se për 14 vjeçarin kanë nisur interesimet e klubeve të huaja, me kuqezinjtë që duhet të blindojnë xhevahirin e ekipit./newsport/