Sfida e neserme ne mes Partizanit dhe Vllaznise po pritet me shume interes ne te gjithe opinionin sportiv shqiptar. Konsiderohet nje ndeshje qe mund te vendose shume gjera per fatet e titullit kampion te ketij sezoni.

Ne rast fitoreje te Vllaznise, kjo do te thote se shkodranet do te afrohen edhe me shume me te, por nderkohe krejt ndryshe nese ka rezultat tjeter.

Ne prag te kesaj ndeshje ka dhene nje mendim dhe ish- futbollisti i Partizanit, kavajasi i njohur Perparim Daiu i cili ka mendimin se do te jete nje perballje shume interesante.

“Partizani-Vllaznia, ndeshja me e rendesishme e ketij kampionati per vete renditjen e klasifikimit me nje rendesi te veçante sepse ose e rihap çeshtjen per titull kampion ose deri diku vendos verdiktin kryesues.

Kjo ndeshje ka qene gjithmone me e ndjekura nder vite ku spordashesit e te dyja ekipeve perbejne shumicen jo vetem ne Tirane e Shkoder, por ne gjithe Shqiperine.

Me kujtohet ndeshja per kupen e republikes ne vitin ’96 kur stadiumi “Qemal Stafa” ishte me 20 mije spektatore ku 8 mije ishin nga Shkodra. Nuk kishte me bukur, spektakel ne fushe e tribuna, po keshtu dhe ne 2001.

Presim qe ky spektakel ne fushe te mbizoteroje dhe neser ne Elbasan ku tifozet do mungojne, por mijera tifoze do e ndjekin ne tv. Fitofte me i miri”- shkruan Daiu./SHKODRA-SPORT.COM/