Vllaznia ka vuajtur jo pak në sulm gjatë kësaj vere. Në çdo miqësore kanë hasur vështirësi për të gjetur rrjetën, ndonëse rastet nuk kanë munguar.

Por, ka mjaftuar një ndeshje zyrtare, që lojtarët të shpërthejnë dhe tregojnë se nuk kanë asnjë problem me finalizimin.

Surpriza e madhe ishte Haris Dilaver, sulmuesi 29- vjeçar i afruar gjatë merkatos. Boshnjaku dha sinjale të forta të një “bomberi” të vërtetë.

Një lojtar tipik zone, që vepron mirë me topin dhe mbi të gjitha e njeh kuadratin. Ai i fitoi menjëherë zemrat e tifozëve, pasi dje e gjeti 4 herë rrugën e rrjetës (paçka se një iu anulua).

E megjithatë, prova e vërtetë për të do të jetë kampionati. Prej të mërkurës të gjithë në Shkodër sytë do t’i kenë te Dilaver, me shpresën që ai të jetë “njeriu gol”.