Në rrjetet sociale nuk kanë fund mesazhet inkurajues kundër Coronavirus-it. Çdo ditë pandemia regjistron shifra tregjike dhe kjo situatë mund të zgjasë.
Skuadra, lojtarë dhe trajnerët e Serisë A kanë postuar fraza dhe video ngushëllimi për ata që po e përjetojnë në vetë të parë këtë strategji.
Edhe Milan-i ka kërkuar të përhapë pak pozitivitet dhe kurajo me një mesazh të veçantë në Instagram. Klubi kuqezi ka postuar një banderolë ku shkruhej: “Do të shkojë gjithçka mirë, pas Stambollit vjen Athina”.
Një referim i qartë për dy finalet e Champions League të zhvilluara nga kuqezinjtë. Pas disfatës në Stamboll kundër Liverpool-it, Milan ëstë hakmarrë dy vite më pas kundër Të Kuqve në Athinë.
Poshtë postimit, Milan-i ka shtuar: “Luftërat e sotme janë forca e së nesërmes”./telesport/