Derbi i Milanos shkon për Interin. Zikaltrit dominuan në lojë dhe rezultat ndaj kushurinjve të Milanit duke fituar në fund me shifrat 0-2.
Hera e fundit që Milani fitonte një derbi ndaj Interit ishte 1330 ditë më parë, pra rreth 3 vite e 7 muaj e 21 ditë më parë. Përsa i përket takimit të sotëm, zikaltrit e nisën vrullshëm që në fillim. Në minutën e 20′ goditën shtyllën me Danilo D’Ambrosion.
Milani iu kundërprgjigj duke shënuar gol me Calhanoglu, por gjyqtari e anuloi për prekje të topit me dorë. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë.
Në fillimin të pjesës së dytë, zikaltrit gjetën golin me kroatin Brozovic. Një skemë e bukur nga goditja e dënimit, ku Sensi pason për Brozovic, ky i fundit godet në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe topi përfundon në rrjetë pas devijimit të Leaos.
U dyshua për pozicion jo të rregullt të Lautaro Martinëz, por pasi e pa në VAR, gjyqtari iu dha të drejtë interistvë të festojnë.
Goli i dytë erdhi në minutën e 78′, pas një kombinimi të bukur Barella-Lukaku, ku sulmuesi belg dërgoi topin me kokë në rrjetë.Me këtë fitore, Interi vazhdon të qëndrojë në vend të parë me pikë të plota pas 12 javëve, ndërsa Milani në vend të nëntë me 6 pikë.