HomeKRYESOREMilani drejt shpëtimit? Miliarderi rus gati për të blerë “djallin

Milani drejt shpëtimit? Miliarderi rus gati për të blerë “djallin

Problemet financiare të Milanit duket se mund të marrin një zgjidhje të shpejtë. Pasi fondi amerikan Eliot nuk mori garancinë financiare nga presidenti kinës Jonghonh Li, e ka nxjerrë përsëri në shitje Milanin.

Siç raportojnë nga Italia në orët e fundit, është manjati rus, Dimitrij Ribolovlev, që kërkon të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit.

Ky i fundit, është i njohur në botën e futbollit, pasi është edhe pronar i klubit francez të Monakos. Ribolovlev arriti ta merrte Monakon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.

Miliarderi Ribolovlev ka qenë i lidhur edhe më parë me zërat për të blerë Milanin, në muajin mars, por me anë të një deklarate, klubi i Monakos mohoi gjithçka në lidhje me ato zëra.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments