Milani e nis vitin 2024 ashtu si e mbylli ate 2023, me fitore ne San Siro. Kuqezinjte, me shume mungesa, plot 8 futbolliste, por edhe me shume rezerva dhe te rinj nga Akademia, ka arritur te zbavitet ndaj Cagliarit ne turin eliminues te Kupes se Italise duke mundur Cagliarin 4-1 dhe shkuar ne cerekfinale.

Ai që hapi serinë e golave ishte sulmusei serb, Luka Jovic, pasi në minutën e 29′ mori një top nga Theo Hernandez dhe e dërgoi në rrjetë. Pak minuta më vonë, në të 42-tën, Theo Hernandez asiston përsëri për Jovic dhe serbi dyfishon shifrat, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në fragmentin e dytë të ndeshjes, i riu Chaka Traore realizoi golin e tretë për kuqezinjtë në minutën e 50′. Cagliari arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 87′ me anë të Paulo Azzi.

Milan nuk mjaftohet me kaq, pasi në minutën e 91′, Rafa Leao lë shenjë duke shënuar edhe golin e katërt. Me këtë fitore, Milan kualifikohet për në çerekfinale dhe do të ndeshet me fituesin e sfidës mes Atalanta dhe Sassuolo.

Ne fushe u aktivizuan sonte Alex Jimenez, Kevin Zeroli, Jan Carlo Simic, Bartesaghi dhe Traore. Te gjithe nga Akademia e Milanit./telesport/