Sukseset e karateistes 13 vjeçare lezhjane Mikela Skandaj ne Itali nuk kane te ndalur. Pas atij ne Ancona dy dite me pare, sot ka ardhur nje tjeter, kete here ne Milano, aty ku eshte zhvilluar nje Miting nderkombetar me pjesmarrjen e shume sportisteve nga vende te ndryshme te Europes.

Nje sakrifice e jashtezakonshme e kesaj sportisteje dhe e babait te saj, Angjelinit, te cilet me te mbaruar kampionati kombetar italian, kane marre rrugen drejt Milanos, duke udhetuar plot 600 kilometra, vetem e vetem qe te mos e humbasin kete mundesi pjesmarrje ne kete turne te rendesishem.

Mikela si zakonisht garoi ne dy stile te ndryshme, kata dhe kumite duke shkelqyer ne te gjitha garat dhe duke merituar edhe dy medalje te tjera te arta. Vlen per t’u theksuar se babe e bije brenda tre diteve kane pershkruar rreth 1120 kilometra ne itinerarin Verona- Ancona- Milano- Verona, duke marre me vete edhe 4 medalje te arta dhe duke e çuar numrin e tyre ne total ne 48 te tilla.

Jo me kot tashme Mikelen tashme ne Itali e therrasin “vajza e arte”. Ajo perveç se eshte nje studente e shkelqyer ne shkolle, ajo eshte perzgjedhur si sportistja ekselente nga komuna ku jeton si dhe nga shkolla ku vazhdon studimet.

Edhe pse vetem 13 vjeçe sukseset e saj kane terhequr vemendjen e specialisteve italiane qe tashme e kan vendosur emrin e saj ne listen e kombetares per pjesmarrjen ne kampionatin Boteror qe do te zhvillohet ne Skoci.
Gjergj KOLA