Java e 23-te e kampionateve te moshave te kategorise se pare ka qene shume e suksesshme per ekipet e “Atletik Klub Shkodra” te cilet kane marre dy fitore me shume vlere, qe i kane ndihmuar ato te pozicionohen ne vende komode ne tabelen e renditjes.

Ekipi i 15 vjeçareve te Atletik Klub Shkodra ka marre nje fitore te rendesishme ne kampionat, duke mundur me rezultatin e ngushte 1-0 ekipin e Lushnjes, duke i marre asaj tashme vendin e shtate te renditjes.

Ka qene goli i sulmuesit Arkan Nikaj ne minuten e 40-te qe ka vulosur fatin e kesaj ndeshje. Atletik U15 tashme eshte ngjitur ne kuoten e 32 pikeve duke mbajtur vendin e 7-te ne mes 14 ekipeve pjesmarrese. Nje vend komod per kete ekip debutues ne kampionatin e kategorise se pare te kesaj grupmoshe.


ATLETIK U15- LUSHNJA U15 1-0

Goli: Arkan Nikaj ’50

ATLETIK U15: Fusha, Ademi, Papaj, Plori, Livalli, Dajani, Bushati, Abazi, Nikaj, Miftari, Belisha. Trajner: Saimir Kaloshi. U aktivizua edhe Kallajxhiu.

Nderkohe 14 vjeçaret e “Atletik” kane fituar me lehte ne ndeshjen e rradhes duke mundur ne Shkoder ekipin e Vores me rezultatin e paster 3-0. Golat per ekipin e drejtuar nga trajneri Eder Zmijani jane shenuar nga Klodjan Ramollaj ne minuten e 7-te, Elvis Ymeraj ne minuten e 12-te dhe Viktor Luka ne minuten e 60-te.

Me fitoren e djeshme, Atletik U14 eshte ngjitur ne vendin e tete me 26 pike, nje pozicionim i mire per kete ekip qe po ashtu merr pjese per here te pare ne kete kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/


ATLETIK U14- VORA U14 3-0

Golat: Ramollaj ‘7, Ymeraj ’12, Luka ’60

ATLETIK U14: Lumçi, Syla, Hebovija, Bajri, Ymeraj, Ramollaj, Gjergji, Luka, Kastrati, Vuksani, Bashaj. Trajner Eder Zmijani. U aktivizuan edhe Guri e Marlaska.