Beselidhja nuk ia ka dale te shpallet kampione e Shqiperise as sonte dhe si rrjedhoje tashme çdo gje do te vendoset diten e enjte ne finalen e peste dhe te fundit te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj.

Mbremjen e sotme ne sallen sportive “Feti Borova” u luajt ndeshja e katert finale e cila eshte fituar nga Tirana 82-66 duke bere qe numri i finaleve tashme te barazohet ne 2-2 dhe per kete arsye duhet te luhet edhe nje e peste dhe e fundit.

Takimi i sotem nuk ka qene me i mire per lezhjanet. Perioda e pare eshte kontrolluar nga Tirana qe e ka fituar ate 21-15, por ne te dyten lezhjanet mundohen te reagojne dhe e fitojne 21-18 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej tre pikesh ne favor te bardhebluve.

U mendua se loja e mire e skuadres se Afrim Bilalit do te vijonte edhe ne perioden e trete por eshte Tirana qe e komandon ate duke e fituar 19-15 dhe ne kete menyre gradualisht filloi ta thellonte avantazhin.

Në 10-minutëshin e fundit Tirana është më e saktë, mbron mirë dhe përfiton nga nxitimi i basketbollistëve të Besëlidhjes. Kështu, Tirana shkëputet dhe fiton 82-66, duke barazuar 2-2 serinë e finaleve dhe nis festën. Për Tiranën u dallua Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes Robinson-Bernard për lezhjanët mbetën për statistikë.


Play off-Meshkuj

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 93-77

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 73-80

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 63-76

Nd.4, Tirana – Besëlidhja, 82-66

Nd.5, Besëlidhja – Tirana, 4 maj