Tjeter paraqitje e mire dhe tjeter sukses per atletin shkodran Franko Burraj. Ne garat e sotme te zhvilluar ne Tivar te Malit te Zi, pikerisht ne edicionin e rradhes te Mitingut Nderkombetar qe zhvillohet çdo vit aty me date 1 maj, ai ka konkurruar ne dy gara dhe ka zene dy vende te para duke merituar edhe medaljet e arta.

I shoqeruar nga trajneri i tij Bruno Rrotani, atleti shkodran ka rezultuar i suksesshem ne garat e 100 dhe 400 metrave, por per me teper ka arritur edhe kohe te mira ne konkurrimin e tij.

E veçante ka qene gara e 100 metrave ku ai po tenton tashme te konkurroje dhe te thyeje edhe rekordin e kesaj disipline. Koha e arritur prej tij ne garen e sotme ne Tivar ka qene 10″65.

Nje kohe shume e mire, e cila eshte koha e dyte me e mire ne gjithe historine e sprintit shqiptar dhe vetem 0.9 sekonda larg rekordit kombetar qe mbahet nga nje shkodran tjeter, pikerisht Arben Makaj me 10″56 dhe eshte vendosur me 16 qershor 2003 ne Donnas te Italise.

Por me menyren si po shkojne gjerat dhe formen qe po tregon, edhe ky rekord ashtu si ato te 200 dhe 400 metrave, do te mbaje shume shpejt “firmen” e atletit shkodran Franko Burrajt, njeriut qe po shkruan historine e rekordeve te sprintit shqiptar.
Gjergj KOLA