Juventusi do të kualifikohet në Champions League përmes kampionatit, por për shkak të procesit të nisur ndaj tyre për mashtrim financiar, është thuajse e sigurt që bardhezinjtë nuk do të luajnë në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm.

Vendimi i gjykatës për dënimin e Juventusit dhe zbritjen eventuale të pikëve nga gjiganti torinez do të merret në qershor, pikërisht në kohën që mund të llogaritet lehtësisht se sa pikë duhen që bardhezinjtë të mos shkojnë në Europë.

Supozohet se dënimi do të jetë 12 ose 13 pikë, e mjaftueshme për t’i larguar nga Europa.

Nëse kjo do të ndodhte, Milani do të gëzohej dhe do të shihte sërish Champions League në sezonin e ardhshëm nëse nuk do të parakalohet nga Roma apo Atalanta.