Abissnet Superiore do të luajë ditën e nesërme sfidat e javës së 34-të, teksa 10 skuadrat do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët.

Një nga sfidat më të rëndësishme në këtë javë është përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë.

Të dyja ekipet janë të dënuara për fitoren. Demat për titullin kampion, ndërsa shkodranët për Europën.

Pikërisht kjo ndeshje do të vijë falas në shtëpitë tuaja nga ekrani i RTSH-së. Dueli do të startojë në orën 16:00 dhe do të luhet në “Arenën e Demave”.