Vllaznia U17 siguron titullin kampion dy jave para fundit te kampionatit. Pavaresisht se sot ndaj Akademise se Futbollit eshte ndare ne barazim 1-1, kjo pike i ka mjaftuar kuqebluve te drejtuar nga Gilman Lika te sigurojne titullin.

Kjo sepse pavaresisht rezultateve te dy ndeshjeve te fundit, me 6 pike epersi ndaj Teutes dhe me bilanc pozitiv ne perballjet direkte me te, skuadra shkodrane do ta mbaje vendin e pare deri ne fund dhe me pas t’i gezohet kupes.

Ne ndeshjen e sotme te luajtur ne Kamez, ka qene ekipi i Akademise qe ka kaluar i pari ne avantazh me ane te futbollistit Cera nderkohe qe pese minuta para fundit te pjeses se pare do te ishte i zakonshmi Gerald Kubazi qe do te shenonte per Vllaznia U17.

Pas ketij goli, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk do te kishte gola te tjere dhe si rrjedhoje gjithçka u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1.

Pas javes se 25-te te kampionatit, Vllaznia udheheq renditjen me 35 pike, nderkohe qe ne vendin e dyte eshte Teuta me 29 pike./SHKODRA-SPORT.COM/