HomeKRYESOREMilani në agoni, Gatuzo “1 mijë” probleme me formacionin

Milani në agoni, Gatuzo “1 mijë” probleme me formacionin

Megjithëse Lukas Paketa është ai që do të qëndrojë më gjatë jashtë fushe (20-30 ditë), Gatuzo duhet të bëjë llogaritë edhe me disa dëmtime të tjera për takimin e sotëm. Kesi ka një acarim të gjurit dhe është stërvitur vetëm dy ditë, ashtu si edhe Suso.

Edhe Çalhanoglu ka një problem të vogël muskulor që mund ta privojë nga ndeshja e sotme, ndaj Rino ka provuar dje ekipin anti-Juve me Borinin në krahun e djathtë të sulmit.

Me Kontin e Donarumën që kthehen pas një jave, Milani rrezikon të humbasë edhe Romanjolin për sfidën e sotme. Kapiteni dje ka gdhirë me temperaturë dhe situata e tij do të monitorohet. Problematikat e ndryshme dhe të shumta thuajse e detyrojnë Gatuzon për skemën (4-3-3) dhe titullarët.

Në sulm do të jetë Piontek, ndërsa Kutrone do ta nisë nga stoli. Mesfusha i besohet rishtazi Bilias, me Bakajokon e Kesin në krahë. Reina titullar, do të ketë përpara vetes linjën e zakonshme mbrojtëse nëse Romanjoli ia del.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments