Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMillosh Kaleziç, malazezi që pritet të firmosë sot me Vllazninë

Millosh Kaleziç, malazezi që pritet të firmosë sot me Vllazninë

Do te kete te tjere perforcime per kuqeblute dhe Millosh Kaleziç pritet të jetë afrimi i radhës për skuadrën e Vllaznisë. Lojtari ka mberritur dje ne Shkoder dhe po mbyll bisedimet me drejtuesit e klubit.

Është Matko Djarmati ai që ka konfirmuar për mediet lokale në Shkodër se mesfushori do të prezantohet sot në klubin kuqeblu. Me një karrierë të pasur në kampionatin malazez, 27-vjeçari do të rrisë konkurrencën në organikën e Thomas Brdariç, për një vend në formacionin titullar.

Së fundmi, ai ka qenë pjesë e skuadrës së OKF Titograd, ku është aktivizuar në 17 ndeshje duke shënuar edhe 1 gol. Luan në qendër të mesit të fushës dhe dallohet për goditjet e tij të dënimit.

Gjatë sezoneve 2018-2020, ai ka luajtur për skuadrën e Petrovac me të cilën ka arritur të shënojë plot 14 gola. Pritet qe Kaleziç te jete nje element me shume ne dispozicion te trajnerit Brdariç per gjysmen e mbetur te sezonit./SHKORA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments