Edhe vete ai nuk e ka te qarte pse shpeshhere fjalet e tij lidhen me boksierin tjeter Florian Marku, por fakti eshte qe keto kohet e fundit nuk kane munguar edhe replikat ne distance me te. Nelson Hysa shpesh ka dashur t’i shmanget debateve dhe polemikave. E ben edhe kete here, por gjithsesi e ka nje mesazh per Markun dhe gjithe boksieret e tjere shqiptare kudo neper bote.

Sipas tij, ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, boksi shqiptar sot me shume se kurre ka nevoje per ndeshje te verteta dhe per tituj te vertete dhe per kete duhet te punojne fort te tille, duke filluar nga Florian Marku.

“Meqe po me pyesni, dua te pergjigjem me shume sinqeritet. Fjalet e mia do te jene te drejteperdrejta dhe nuk kam qejf qe te keqinterpretohen. Une nuk kam asgje me kete person, as nuk eshte ne peshen time, as nuk eshte ne rrugen time. Ai ka bere nje karriere te mire dhe une jo vetem ai, por çdo boksieri shqiptar i uroj vetem suksese.

Por thjesht, edhe ne bisedat me shoket e mi u kam thene se nese duam te rrisim nivelin e boksit profesionist ne Shqiperi, duhet te shohim vetem lart dhe te mos biem pre e gjerave qe jane bere ne vitin ’90, qe jane te vjetra dhe populli i di.Kete thirrje u kam bere te gjitheve.

Me mire eshte te humbesh por te bejme ndeshje dinjitoze sesa te kthehemi ne palaço te njerezve. Per t’u rikthyer tek Florian Marku, as nuk e njoh dhe nuk kam rruge te perbashket me te, as peshen nuk e kemi te perbashket ne menyre qe te themi se kam xhelozi per te. I uroj suksese dhe ishalla shkon lart e me lart.

Te shpresojme qe te dale edhe kampion bote, por ama une kam diçka jo vetem per te, por per çdo person. Qe boksi shqiptar ka nevoje vetem per ndeshje te verteta, per tituj te vertete dhe ishalla ai djale i ban keto ndeshje ne Shqiperi ose jashte, kudo qe te jete dhe te na beje krenar me tituj serioze, Europet ose Botet, ashtu siç ka bere i vetmi shqiptar deri tani, i cili eshte Robin Krasniqi”- eshte shprehur boksieri shkodran Nelson Hysa ne prononcimin e tij per gazeten “Shkodra Sport”.