Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshje miqësore që kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Italisë në “Air Albania, takim që nis në orën 20:45. Për këtë sfidë stadiumi do të jetë i mbushur me tifozët të cilët do të kenë fatin të shikojnë më nga afër yjet e italisë.

Siç duket ardhmjen e kombëtares italiane në Shqipëri e ka shfrytësuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka nguruar të takojë trajnerin e “Axurrëve”, Roberto Mancinin.

Rama e ka shpërndarë foton me teknikun e italianëve në profilin e tij zyrtarë në “Facebook”, ndërsa e ka shoqësuar me ikonën e flamurit shqiptar dhe atij italian, ndërsa mes tyre ka vendosur edhe një emoi zemër.

Shpeshhere kryeministri akuzohet se kur ben tifo per nje skuader, ecuria e saj nuk eshte ajo e duhura dhe te shpresojme qe sot, te jete Shqiperia fituese e kesaj ndeshje miqesore.